Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe kontrabandë me mallra

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.A. dhe N.K, nën dyshimin për shkaktim të veprave penale, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe kontrabandim me mallra.

Sipas Prokurorisë, më 05 tetor 2021, i akuzuari M. A., në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli, tek autoriteti pyjor në Komunën e Kamenicës, me dashje ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që ka damkosur rreth 12 kubik dru, të llojit pishë, edhe përkundër faktit që kjo sasi e drunjëve ishte kontrabanduar nga Republika e Serbisë, me ç’rast ka legalizuar atë duke i mundësuar të akuzuarit tjetër N. K., të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Kallxo.com ka raportuar edhe ditën kur tani të akuzuarve u është caktuar paraburgimi.

Paraburgim të pandehurve, dyshohen se keqpërdorën pozitën zyrtare dhe kontrabanduan mallra