Ilustrim

Aktakuzë për fotografimin dhe publikimin e votës në rrjete sociale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar, i cili ka fotografuar dhe publikuar votën e tij në rrjete sociale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Prizrenit i dyshuari A. M., në ditën e zgjedhjeve, rreth orës 13:20, në Mamushë, më saktësisht në vendvotimin 3201A në shkollën fillore “Anadolu”, pasi që ka votuar ka fotografuar fletëvotimin e tij dhe pastaj ë njëjtin e ka postuar në rrjete sociale.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.