Bastisja në shtepinë e Driton Podrimçakut

Aktakuzë për fajde, për rastin i cili u raportua në KALLXO.com

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj Driton Podrimqakut për vepër penale të fajdes, sulm ndaj zyrtarit policor dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Qytetari nga Peja kishte raportuar në KALLXO.com se ishte viktimë e fajdes.

Pasi i njëjti kishte kontaktuar me KALLXO.com dhe pas rrëfimit që kishte bërë, të gjitha deklaratat e tij ishin bartur në Prokurorinë e Pejës.

Prokuroria e Pejës pasi ka kryer hetime në drejtim të pandehurit Driton Podrimqaku, sot ka ngritur aktakuzë e cila është dorëzuar në Gjykatën e Pejës.

Rrëfimi i viktimës së fajdesë dhe arratisja e Driton Podrimqakut – LIVE

Bastisja në shtëpinë e të dyshuarit për fajde- Pamje ekskluzive