Ilustrim - Policia në aksion

Aktakuzë për dhunim dhe vrasje të rëndë të fëmijës në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore e Prishtinës, departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë për të pandehurit S. O. për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Dhunim”, lidhur me rastin e vitit të kaluar ku kishte vdekur një fëmijë në Fushë Kosovë.

Me 11 korrik të vitit të kaluar, një fëmijë në Fushë Kosovë ishte gjetur i vdekur.

Policia e Kosovës kishte arrestuar të dyshuarit S. O., i cili dyshohet se e kishe dhunuar seksualisht dhe pastaj e kishte vrarë.

Lidhej me rastin patën reaguar edhe Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF.

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e fëmijës në Fushë-Kosovë