Aktakuzë ndaj tre personave në lidhje me rastin e deportimit të shtetasve turq

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve D.G., V.K, dhe Rr.S., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Prokuroria ka konfirmuar për KALLXO.com  se aktakuza ka të bëj me rastin e deportimit të  gjashtë gylenistëve më 29 mars 2018.

Prokuroria pretendon se se të pandehurit D.G., V.K., kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa i pandehuri Rr.S,, ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Në njoftim thuhet se kjo Prokurori në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të provave në shqyrtimin gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit.