Aktakuzë ndaj tre persona, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve me inicialet B.T., G.O dhe H.H.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, kundër B.T. dhe G.O është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, ndaj të pandehurit H.H., është ngritur aktakuzë për veprën penale “Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender”.