Cocaine Hydrochloride Powdered

Aktakuzë ndaj të dyshuarit të cilit iu gjet kokainë gjatë kontrollit në Vermicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.H., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) pasi i njëjti dyshohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve.

I dyshuari gjendet në paraburgim nga data 08.03.2022, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas aktakuzës, me datë 08.03.2022, rreth orës 13:15, në pikën kufitare të Vërmicës, i dyshuari ka qenë duke e drejtuar automjetin e markës ‘’Mercedes Benz’’, gjatë kontrollit të automjetit nën ulësen e tij është gjetur një qese plastike e tejdukshme e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Sipas aktakuzës pesha e saj ka qenë 736.20 gram, e cila edhe është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, sipas Kodit  Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).