Ilustrim

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për të shtëna me armë në një aheng familjar

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E. H., për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Sipas aktakuzës, me datë 14.08.2021 në Prizren, i akuzuari E. H., posedon një pistoletë të llojit “Walter” dhe një karikator të pistoletës dhe në një aheng familjar me pistoletë shkrep disa herë në restaurant dhe në rrugë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri pasi këto veprime kanë qenë të incizuara i poston në llogarinë e tij në rrjetin social Tik-Tok.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se është propozuar që si dënim plotësues ndaj të akuzuarit të bëhet konfiskimi i përhershëm i pistoletës së llojit “Walter” dhe karikatori i pistoletës.​

Prokuroria ka ngritur aktakuzë për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”  nga neni 367, sipas Kodit  Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).