Aktakuzë ndaj të dyshuarit për dhunimin e një vajze të mitur në Gjakovë

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për dhunimin e një vajze të mitur.

Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri K. N., më 30 gusht 2021, në Komunën e Gjakovës, konkretisht në shtëpinë e tij, e ka detyruar vajzën e mitur E. A., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

“E dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin. Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur vetën të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K. N., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.