Ilustrim

Aktakuzë ndaj personit të 10-të, të tjerët janë dënuar për drogë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Z. K. për shitje, transport, ndërmjetësim në shitje të substancave të llojit “marihuanë”.

Z. K. në bashkëpunim të 9 personave të tjerë tashmë të dënuar kanë kryere këto vepra penale.

“Meqenëse i akuzuari Z. K., deri në momentin e ngritjes së aktakuzës ndodhej në arrati, Prokuroria e ka njoftuar Gjykatën se ka shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin, rrjedhimisht është plotësuar kushti sipas nenit 234 paragrafin 2 të KPP, që aktakuza të ngritet edhe pa marrjen e deklaratës nga i pandehuri në procedurë paraprake”- thuhet njoftim Prokurorisë Speciale.

Tutje, thuhet se me këto veprime i pandehuri Z. K. ka kryer veprën penale në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë në vazhdimësi ‘’Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.