Aktakuzë ndaj një zyrtari policor të dyshuar për sulm seksual

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor – të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulm seksual’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.SH., që nga muaji nëntor 2020, deri më 20 prill 2021, në Kamenicë, në intervale të ndryshme kohore, ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur, nën moshën 16 vjeç, me aftësi të kufizuara mendore.

Në komunikatë thuhet se i njëjti, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 21 prill 2021.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe krahas dëmit kryesor t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të profesionit.

Sikur mund ta gjeni në linkun më poshtë, KALLXO.com ka raportuar për këtë rast në emisionin ‘Sulmet Seksuale’ të KallxoPernime.