Aktakuzë ndaj një qytetari serb për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Prishtinës, kundër të pandehurit me nacionaniltet serb Z.N. për dhunë seksuale si krim lufte.
Sipas njoftimit hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri Z.N. ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar.
Aktakuza potencohet të jetë ngritur për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, i sanksionuar me ligjin e RSFJ-së.
Prokuroria ka bërë të ditur se i pandehuri gjendet në paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.
Prokuroria ka njoftuar se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.