Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur Aktakuzë ndaj Q. K., i dyshuar për “kontrabandim me migrantë”.

Sipas Aktakuzës, më 10.12.2024, i dyshuari Q. K. kishte qenë duke i bartur katër emigrantë, shtetas të Bangladeshit, me të cilët ishte pajtuar që për një shumë parash në vlerë prej 150 eurosh t’i dërgojë deri në Gjilan. Ani pse ishte në dijeni se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës.

“Sipas Aktakuzës, më 10.12.2024, në ora 22:25 min, në fshatin Vërmicë, Komuna e Prizrenit, saktësisht në daljen nga autostrada ‘Ibrahim Rugova’ për në fshatin Vërmicë merret me kontrabandim të migrantëve, në atë mënyrë që, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, ndalohet nga ana e Policisë Kufitare, i cili kishte qenë duke i bartur katër (4) emigrantë (shtetas të Bangladeshit), për të cilët ishte pajtuar që për një shumë parash në vlerë prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) eurosh t’i dërgojë deri në Gjilan, edhe pse kishte qenë fare mirë në dijeni se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit.

Pas ngritjes së Aktakuzës, Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, Q. K., për veprën penale për të cilën akuzohet, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.