
Fikrim Damka - Foto: KALLXO.com
Aktakuzë ndaj ministrit Fikrim Damka
Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Zhivllimit Rajonal, Fikrim Damka dhe familjarit të tij Fuad Damka, për veprat penale secili veç e veç “Sulmi” dhe “Kanosja”.
Sipas njoftimit të bërë nga Prokuroria, i akuzuari i parë Fikrim Damka në ditën e zgjedhje në Prizren ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarve A. M. dhe M. J. për shkak të një mosmarrëveshje të më hershme mes F. D. dhe M. J.
Mosmarrëveshja sipas njoftimit të prokurorisë ka ndodhur për shkak të publikimit të disa informatave dhe lajmeve që M. J. i ka bërë për partinë Partia Demokratike Turke e Kosovës si dhe për kryetrarin e partisë.
Ngjarja sipas njoftimit të Prokurorisë ka ndodhur në një park të lagjes së Prizrenit ku të dëmtuarit ishin duke qëndruar aty me disa anëtarë të tjerë të parisë Partisë Turke e Lëvizjes Novatore.
Më të hyrë i pandehuri Firkim Damka në park sipas njoftimit të prokurorisë me vrull i afrohet të dëmtuarës dhe i drejtohet me fjalë kanosëse dhe më pas me dy duart e kap të dëmtuarën nga pjesa e supeve e shtyen ku më pas ndërhyjnë të pranishmit dhe e largojnë nga parku.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë F. D.(1972), më datë 09.02.2025, rreth orës 17:20 min, në Prizren, përdor forcën fizike ndaj të dëmtuarve A. M., dhe M. J., për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme në mes tij dhe të dëmtuarit M. J., lidhur me publikimin e disa informatave dhe lajmeve në rrjetet sociale, për partinë “KDTP” dhe për kryetarin e partisë-të pandehurin F. D.(1972), derisa të dëmtuarit ishin duke qëndruar në parkun e lagjes me disa anëtarë tjerë të partisë së tyre “YTHP”, për një moment i pandehuri hyn në park dhe me vrull i afrohet të dëmtuarës, dhe i drejtohet me fjalë kanosëse, dhe më pas me dy duart e kap të dëmtuarën nga pjesa e supeve dhe e shtynë, ku më pas aty ndërhyjnë të pranishmit dhe e largojnë të njëjtën nga parku, më pas i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit M. J., me fjalë kanosëse dhe menjëherë e sulmon, duke e goditur me trupin e tij, trupin e të dëmtuarit dhe me kokën e tij e shtyen kokën e të dëmtuarit, me ç`rast tek i dëmtuari shkakton dhimbje fizike. Me këto veprime, i njëjti kryen veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Gjithnjë sipas prokurorisë, Damka ju ka drejtuar të dëmtuarit M. J. me fjalë kanosëse dhe menjëherë e sulmon duke e goditur me trupin e tij, trupin e të dëmtuarit dhe me kokën e tij e shtyen kokën e të dëmtuarit.
Tutje sipas njoftimit, Damka ka kanosur të dëmtuarit M. J. dhe A. M. me fjalët se do t`i privojë nga jeta duke konsumuar elementet e veprës penale të kanosjes.
Kurse për të njëjtat vepra akuzohet edhe Fuad Damka në ditën, i cili orën dhe vendin e njëjtë sipas aktakuzës ka përdorur forcë ndaj të dëmtuarit M. J. i njëjti e sulmon dhe shtyen me duar nga gjoksi i të dëmtuarit. Kurse Fuad Damnka ndaj të njëjtit person, M. J. përdor fjalë duke e kanosur të njëjtin.
Kallxo.com ka kontaktuar me ministrin Damka lidhur me njoftimin e Prokurorisë për ngritjen e aktakuzës.
I njëjti ka deklaruar se “kjo aktakuzë ndaj tij është e pabazë”.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ishte ndaluar për 48 orë, pasi dyshohej se në ditën e zgjojeve më 09.02.2025, ka sulmuar fizikisht dy persona.
Prokuroria kishte kërkuar paraburgim ndaj Damkës në Gjykata Themelore të Prizrenit por që i ishte refuzuar. Pas seancës dëgjimore të mbajtur më 11.02.2025, Gjykata Themelore ka vendosur që ndaj tyre të caktohet masa e arrestit shtëpiak.