Aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për mosdeklarim të pasurisë. Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj. “Më 13 tetor 2022, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër R.H për mos deklarim të pasurisë” – thuhet në përgjigjen e saj. … Continue reading Aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari për mosdeklarim të pasurisë