Aktakuzë ndaj kosovarit, dyshohet se trajnoi snapjeristët në ISIS

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një kosovari me inicialet K. D., nën dyshimet se i njëjti ka trajnuar snajperistët në organizatën terroriste ISIS.

Sipas njoftimit të prokurorisë K. D., së bashku me bashkëshorten e tij ishin bashkuar në ISIS, ndërsa i njëjti ishte arrestuar dhe ishte burgosur nga Forcat Demokratike Siriane, ndërsa më 17 korrik të këtij viti është transferuar në Kosovë. 

Me këto veprime prokuroria ka njoftuar se K. D., i ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”. 

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për aktakuzat e ngritura nga ana e Prokurorisë Speciale në lidhje me kosovarët të cilët janë rikthyer nga zonat e luftës në Siri e Irak.

Të njëjtit po ballafaqohen me sistemin e drejtësisë në Kosovë për vepra të ndryshme që lidhen me terrorizëm.