Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje të armatosur në një argjendari të Prizrenit

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave lidhu me rastin e një grabitje në një argjendari në Prizren.

L. L., A. A., E. G., dhe E. Sh., në aktakuzën e ngritur ngarkohen me veprat penale grabitje në tentativë, shkaktim i rrezikimit të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale dhe asgjësim i pasurisë.

Të akuzuarit sipas prokurorisë në nëntor të vitit 2021 në Prizren të armatosur dhe të maskuar hynë në një lokal të argjendarisë, me qëllim të përvetësimit të pasurisë.

Në këtë rast me lëndime mbesin pronarët e lokalit të cilët i rezistuan kësaj grabitje e ku më pastaj pati edhe shkrepje të armëve të zjarrit nga ana e të akuzuarve.

Nga kjo shkrepje e armëve të zjarrit të plagosur mbesin pronarët e dyqanit.

Të njëjtit menjëherë ikin nga vendi i ngjarjes me automjet në drejtim të rrugës Prizren- Suharekë.

Tutje të akuzuarit duke përdorur forcën në mënyrë të kundërligjshme përvetësojnë pasurinë e personit tjetër ashtu që pas largimit nga vendi i ngjarjes, të pandehurit aksidentohen me një automjet.

Gjithnjë sipas prokurorisë në afërsi të fshatit Lubizhdë të njëjtit zbresin nga automjeti ku të armatosur e nxjerrin nga automjeti me dhunë një person dhe i marrin automjetin për të vazhduar disa metra më tutje deri tek një pompë e derivateve dhe duke përdorur dhunën nga punëtori i pompës marrin një bidon të mbushur me karburant e ku më pas kthehen tek vendi ku kishin lënë automjetin e tyre për ta djegur veturën dhe për të ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të Suharekës.

Tutje të njëjtit me automjetin e grabitur me t`u larguar nga vendi ku kanë djegur veturën me të arritur në Suharekë ballafaqohen me një patrullë të policisë ku nga xhami i pasmë i veturës shkrepin në drejtim të tyre (Policisë).

Me të arritur në fashitin Murg – në komunën e Skenderajt, të njëjtit djegin edhe veturën që e kishin grabitur duke shkaktuar dëm personit të veturës në vlerë prej 5 mijë euro.