Gjyqtari Sali Berisha, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Aktakuzë ndaj gjykatësit Sali Berisha për ryshfet dhe armë pa leje

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se kryeprokurori i Prokuororisë Sepciale, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë ndaj gjykatësit Sali Berisha, i cili dyshohet për veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i akuzuari Sali Berisha, në cilësinë e personit zyrtar, ka kërkuar dhe ka pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Sipas Prokurorisë, më 19 shtator 2019, i pandehuri Sali Berisha ishte takuar me dëshmitarin F. Z., me të cilin ka kanë shkuar tek vetura e dëshmitarit dhe pasi që kanë hyrë brenda, i akuzuari ka pranuar nga dëshmitari shumën e parave në vlerë prej 2 mijë eurove.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, për shkak se i pandehuri ishte dakorduar me dëshmitarin, që në një rast ku i akuzuar ishte vëllai i dëshmitarit F. Z., në të cilin rast i pandehuri Sali Berisha ishte kryetar i trupit gjykues, të njëjtit t’i shqiptojë dënim të favorshëm, me ç’rast i pandehuri ka marrë Aktgjykimin me të cilin ka shqiptuar dënim të kushtëzuar me burg tre vjet, me kusht prej dy vjet për dy vepra penale të kontrabandimit me migrantë.

Po ashtu, Prokuroria akuzon gjyktaësin Sali Berisha se deri më 19.09 2019 ka mbajtur armë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, një revole të tipit ‘Zaza Mini’, kalibri 8mm, së bashku me 10 fishekë, e cila është gjetur kur i është bastisur banesa në Pejë.

Gjykatësi Sali Berisha, në dhjetor të vitit 2019, pas 3 muajve të qëndrimit në paraburgim, ishte liruar për të qëndruar në arrest shtëpiak. Berisha është i dyshuar edhe për keqpërdorim të detyrës.

 

Gjykatësi nga Peja lirohet nga paraburgimi