Faik Grainca | Foto: Facebook

Aktakuzë ndaj Faik Graincës se lejoi operimin e bastores afër çerdhes

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, Faik Granica.

Faik Granica po akuzohet se më 1 shtator 2016 në cilësinë e personit zyrtar, Drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, kishte keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Sipas Prokurorisë, Grainca  i kishte lëshuar pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë subjektit afarist “Mozzarti KS” përkundër se kishte qenë në dijeni se subjekti afarist nuk i plotëson kushtet ligjore.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, Faik Grainca si drejtor në Komunën e Ferizajt, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar i tejkalon kompetencat e tij duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm pronarit të bastores sportive “Mozzart KS” edhe pse e njëjta gjendej në distancë prej 155 metra ku gjendet çerdhja e fëmijëve “Ninulla”.

Kujtojmë se Faik Grainca ditë më parë ishte liruar nga akuza në një rast tjetër ku ishte i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Faik Grainca lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës