Ilustrim

Aktakuzë ndaj dy personave për pastrim të parave

Prokuroria Speciale po akuzon dy persona për veprat penale të pastrimit të parave por edhe për blerje apo pranim të gjësendeve të cilat janë përfituar nga një vepër penale.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se aktakuza është ngritur ndaj dy personave B.N., dhe A.N..

A.N., po akuzohet për pastrim parash dhe blerje apo pranim i sendeve të përfituara me vepër penale ndërsa B.N., po akuzohet vetëm për blerje dhe pranim të sendeve të përfituara me vepër penale.

Aktakuza është ngritur duke u bazuar në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.