Aktakuzë ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të Pejës, dyshohen për mbi 20 vepra penale

Prokuroria e Pejës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetëra zyrtrarëve komunalë. Sipas Prokuorirsë ata po dyshohen për mbi 20 vepra penale.

Prokuroria ka njoftuar se në lidhje me këtë do të mbajë një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet më 24 shkurt 2023, në orën 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Ky njoftim vjen pas një aksioni të gjerë të policisë në vitin 2021 të zhvilluar në tri komuna Pejë, Istog dhe Klinë ku u arrestuan 10 zyrtarë.

Ndër të arrestuarit ishin katër drejtorë të Urbanizmit dhe inspektorë në këto drejtori.

Aksioni policor i zhvilluar në vitin 2021 u shoqërua me konfiskimin e kompjuterëve, telefoneve, dosjeve të lëndëve dhe dokumenteve të tjera.

Të ndarë në katër grupe, nën menaxhimin e dy gjyqtarëve dhe praninë e katër prokurorëve, dhjetë zyrtarët e urbanizmit të komunave të rajonit të Dukagjinit u paraqitën nëgjykatë për masën e sigurisë.

Emisioni “Kallxo Përnime” ka sjell pamje nga aksioni i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë kur u arrestuan zyrtarët e Urbanizmit në Istog dhe Klinë.

Emisionin mund ta shikoni në këtë LINK.