Kuvendi Komunal i Prizrenit
Aktakuzë ndaj asamblistes së Prizrenit
25.11.2021 - 20:45
Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj këshilltares së Asamblesë Komunale të Prizrenit.
Sipas aktakuzës, S.I. ngarkohet për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë.
“Asamblistja nga data 2 mars deri më 31 mars 2021, në cilësinë e zyrtares së lartë pa arsyetim nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të paraparë ligjor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurën ta shpallë fajtore dhe ta dënojë sipas ligjit.