Aktakuzë ndaj arsimtarit, dyshohet se e rrahu nxënësen në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj një arsimtari të Komunës së Vitisë, i cili në disa pamje të cilat ka publikuar edhe KALLXO.com shihet deri sa ushtron dhunë fizike ndaj një nxënëse.

Ndaj arsimtarit me inicialet H. R., është ngritur aktakuzë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në cilësinë e mësimdhënësit të shkollës.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se arsimtari më datë 1 nëntor në shkollën “Dëshmorët e Vitisë”, në Komunën e Vitisë ka rrahur një nxënëse, e ka frikësuar dhe fyer.

Nxënësja siç ka njoftuar prokuroria është e moshës 13 vjeçare.

Pamjet e publikuara nga KALLXO.com, tregojnë dhunën fizike të arsimtarit ndaj nxënëses 13 vjeçare.

Arsimtari shihet deri sa i bërtet nxënëses e sulmon me shuplakë në fytyrë, 13 vjeçarja dëshiron të largohet nga klasa dhe arsimtari e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplas në karrige.

KALLXO.com pati raportuar se arsyeja pse arsimtari kishte vepruar në atë mënyrë ishte shkaku se nxënësja sipas deklaratës së tij, e ka imituar gjatë mësimit.

Arsyetimi i mësuesit nga Vitia i cili shfaqet në pamje duke e rrahur nxënësen