Laboratori i Drogës në Zveçan: Foto MPB

Aktakuzë ndaj 6 personave për kultivim e bimëve narkotike në një laborator në veri

 

Prokuroria Speciale, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër 6 personave për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Sipas prokurorisë, të pandehurit D. Gj, D. T, N. N, LJ. M, K. Gj dhe B. Gj., gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaç, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit.

Prokuroria njofton se pas një hetimi intensiv në bashkëpunim me policinë ka arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprës penale dhe arrestimi i tyre.

Organi ndjekës njofton së janë konfiskuar mjetet e kultivimit dhe pajiset ndihmëse e gjithashtu sasia e narkotikëve e gjetur.

Raportime të ngjashme nga KALLXO.com – LINK