Aktakuzë ndaj 5 personave fizikë dhe 3 personave juridikë për falsifikim të dokumentave dhe shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “falsifikimi i dokumentave” dhe “shpëlarje e parave”.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizikë: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridikë: “M…”, “AHK” dhe “QKK”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Tutje, në njoftim thuhet se të njëjtit kanë kryer veprat penale “falsifikimi i dokumentave” dhe “shpëlarje e parave”.