
Aktakuzë ndaj 4 personave për drogë
Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka ngritur Aktakuzë kundër 4 personave me inicialet: D. T., E. D., R. V. dhe P. S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas Aktakuzës, më 05.06.2024, rreth orës 22:38, të akuzuarit D. T., E. D., R. V. dhe P. S., pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes sasi të konsiderueshme të narkotikëve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, në atë mënyrë që të akuzuarit vendosin narkotikët në bagazhet e dy automjeteve VV Golf 7 dhe nisen në drejtim të kufirit Kosovë-Shqipëri për të shkuar në Shëngjin në Festivalin “Unum”.
Sipas Aktakuzës, të njëjtit gjatë rrugës, pasi tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes, automjetit të parë që drejtohej nga E. D. i shqiptohet tiketa nga ana e Policisë dhe në ato momente i pandehuri D. T., i cili ishte në veturën e dytë, pasi kishte ndaluar veturën shkon te vetura e parë, ku e tërheq një çantë krahu nga automjeti dhe e gjuan në një largësi rreth pesë metra. Me ç’rast pas shqiptimit të tiketave, i njëjti shkon në të njëjtin vend për të marrë çantën, me qëllim që ta vendosë në veturë. Zyrtarët policorë reagojnë dhe gjatë kontrollimit të çantës vërejnë substanca të konsiderueshme narkotike të vendosura në qese të najlonit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren të pandehurit e lartcekur gjenden në masën e paraburgimit nga data 06.06.2024.
Prokurori i çështjes ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarve, si dhe ka propozuar që si dënim plotësues të bëhet konfiskimi i përhershëm i sendeve të sekuestruara. Po ashtu, të konfiskohen dy vetura VV Golf 7, si dhe nga të katër të pandehurit të konfiskohet shuma rreth 7.,788 euro dhe 100 dollar – para të përfituara nga vepra penale.
Gjithashtu, Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së Aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Prizren
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Aktakuzë Kundër Katër Personave për Shitblerje të Narkotikëve Prizren – 3 shkurt 2025
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur Aktakuzë kundër të pandehurve: D.T., E.D., R.V. dhe P.S., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 06.06.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga Neni 267 Par. 2 – lidhur me Nenin 275 Par. 1 Nënpar. 1.9 dhe Nenin 31 – sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas Aktakuzës, më 05.06.2024, rreth orës 22:38min, të akuzuarit D.T., E.D., R.V. dhe P.S., pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes sasi të konsiderueshme të narkotikëve, të cilët janë shpallur të ndaluara me ligj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, në atë mënyrë që të akuzuarit vendosin narkotikët në bagazhet e dy automjeteve VV Golf 7 dhe nisen në drejtim të kufirit Kosovë-Shqipëri për të shkuar në Shëngjin në Festivalin “Unum”. Gjatë rrugës, pasi tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes, automjetit të parë që drejtohej nga E.D. i shqiptohet tiketa nga ana e Policisë dhe në ato momente i pandehuri D.T., i cili ishte në veturën e dytë, pasi kishte ndaluar veturën shkon te vetura e parë, ku e tërheq një çantë krahu nga automjeti dhe e gjuan në një largësi rreth pesë metra, me ç’rast pas shqiptimit të tiketave i njëjti shkon në të njëjtin vend për të marrë çantën, me qëllim që ta vendosë në veturë. Zyrtarët policorë reagojnë dhe gjatë kontrollimit të çantës vërejnë substanca të konsiderueshme narkotike të vendosura në qese të najlonit, ku sipas ekzaminimit të laboratorit, më 21.01.2025 kanë rezultuar si në vijim:
-Kokainë të përzier me fenacetin me peshë neto të përgjithshme për dhjetë paketime 7.78 gram – kokainë pesha neto 132.16 gram;
-Kokainë të përzier me fenacetin me peshë 66.30 gram;
– MDMA Methyllenedioksymethapfenatime (MDMA), pesha neto 693.28 gram;
– MDMA, pesha neto e përgjithshme 841.21 gram;
-MDMA, 305 qese me peshë prej 305.66 gram;
-MDMA dhe ketamin të përzier me kafeinë gjithsej 296 qese, me peshë 319.14 gram;
– MDMA dhe ketamin të përzier me kafeinë pesha neto 0.98 gram;
-MDMA, pesha neto e përgjithshme 470.22 gram;
– Substancë narkotike kokainë të përzier me fenacetin pesha neto për tetë paketime 6.40 gram;
-MDMA 1.13 gram; ketamin, pesha neto 273.17 gram; ketamin, pesha neto për 18 qese 165.69 gram;
-MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë, pesha neto 5.49 gram;
-MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë, pesha neto 0.93 gram;
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë, pesha neto 1.54 gram;
– MDMA, pesha neto 2.24 gram;
– Substancë psikotrope e llojit kanabis me peshë 4.60 gram;
– MDMA, me pesha neto 11.39 gram;
– MDMA, me peshë neto 1212.9 gram;
– MDMA, me peshë neto 912.70 gram;
– Substancë narkotike e llojit kanabis me peshë 0.31 gram.
Prokurori i çështjes ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarve, si dhe në kuptim të Nenit 269 Par. 2 dhe 270 dhe 276, Par. 2 Nëpar. 2.2 dhe 2.5 të KPP-së ka propozuar që si dënim plotësues të bëhet konfiskimi i përhershëm i sendeve të sekuestruara. Po ashtu, të konfiskohen dy vetura VV Golf 7, si dhe nga të katër të pandehurit të konfiskohet shuma rreth 7.788 euro dhe 100 dollar – para të përfituara nga vepra penale.
Gjithashtu, Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së Aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.