Aktakuzë ndaj 19 personave për fajde, detyrim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Speciale e Kosovës më 06.11.2024 ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave për fajde dhe vepra të tjera penale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve 19 të pandehurve” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

“Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: Fajdeja nga neni 331 par. 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Detyrim nga neni 328 par. 2 të KPRK, Kanosje nga neni 181 par. 1 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.2 i KPRK-së.” – thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë Speciale.