Prokuroria Speciale

Aktakuzë kundër një ish-polici të Serbisë, i dyshuar për krime lufte ndaj qytetarëve të Suharekës dhe Rahovecit

Prokuroria Speciale e Kosovës më 04.09.2024 ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri, i dyshuar për veprën penale – krime lufte kundër popullsisë civile.

I pandehuri me iniciale Sh.L. sipas aktakuzës në cilësinë e policit të stacionit policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në komunën e Suharekës dhe të Rahovecit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Sh.L. i nacionalitet goran, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje me persona të tjerë, e ka kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”- thuhet në aktakuzë.

Të pandehurit i është shqiptuar masa e paraburgimit dhe kjo çështje penale i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për ta proceduar tutje.

“Hetimet kanë vërtetuar se, forcat policore serbe fillimisht i kanë arrestuar viktimat në regjionin e Suharekës dhe të Rahovecit dhe më pastaj i kanë dërguar në Stacionin Policor në Prizren. Aty i pandehuri i ka marr në pyetje duke përdorur torturë dhe trajtim çnjerëzore. Si rezultate i torturave i ndjeri R. J. ka vdekur kurse dhjetë (10) civile të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja psikike” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.