Aktakuzë kundër dy personave për ngacmim dhe kërcënim ndaj dy gazetarëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të cilët kishin ngacmuar dhe kanosur dy gazetarë.

Në njoftimin e Prokurorisë tregohet se prokurori i shtetit ka kërkuar në gjykatën kompetente që të caktoj masat e paraburgimit për dy të pandehurit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R. S., i kishte kërkuar gazetarit Sh. K., që ta largoj nga një portal një shkrim të publikuar.

Me këtë veprim sipas aktakuzës i pandehuri ka kryer veprën penale të ngacmimit.

Ndërsa, i pandehuri tjetër T. P. përmes Facebook-ut kishe kanosur gazetarin G. G.

Dy të pandehurit, me vendim të prokurorit ishin ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve.