
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Aktakuza ndaj ministrit Aliu, PSD me aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate (PSD) ka realizuar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë pas publikimit të aktakuzës ndaj ministrit të Infrastrukturës, Librun Aliu.
Sekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Teutë Rrusta tha se në mënyrë simbolike kanë shkruar dy letra, një të dorëheqjes së minsitrit Aliu dhe një të pranimit të kësaj dorëheqje nga kryeministri, Albin Kurti.
“Ne sot kemi ndërmarrë një aksion, ku i kemi shkru dy letra, njëra duhet të ishte e Ministrit Aliu e tjetra e kryeministrit, të cilët në diskutimin e fundit nuk e kanë dhënë asnjë fjalë të vetme. Arsyeja që ne e kemi pa të udhës ta bëjmë këtë aksion është fakyi që LVV kanë vendos standarte se qysh duhet me funksoni shoqëria”, tha ajo.

Rrusta shtoi tutje se Lëvizja Vetëvendosje kishte thënë se nuk do të pranojnë ministria me aktakuzë dhe se tash një të tillë e ka ministri i saj.
“Ne e dimë që LVV, temë qendrore e ka pas antikorrupsionin të cilin e ka adresu në mënyrë të gabuar duke e trajtuar si çështje morale. Kishin thënë se nuk do të pranojnë ministra me aktakuza që të udhëheqin, kjo nuk po ndodh sepse ministri Aliu e ka një aktakuzë për të cilën ai vet nuk e ka dhënë asnjë përgjigje ndërsa as Kurti nuk ka bërë zë”, tha ajo.
Prokuroria e Prishtinës përmes një komunikate është deklaruar në lidhje me aktakuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Prokuroria ka bërë të ditur se më 23 prill të vitit 2018 ka pranuar kallëzim penal ndaj personave me inicialet: L. A., A. O., Z. R., N. K., B. U., M. B., në atë kohë zyrtarë të komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Kurse kryeministri Albin Kurti nuk është deklaruar nëse do ta shkarkojë ministrin Aliu pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij, edhe pse gjatë fushatës elektorale pati premtuar se në qeverinë e tij nuk do të ketë njerëz me aktakuza.
Kurti ishte zotuar se në qeverinë e tij nuk do të ketë njerëz me aktakuza