Arkiv: Sylë Hoxha. Foto: Kallxo.com

Aksioni në veri, flet prokurori special Sylë Hoxha

Qëllimi i aksionit të Policisë në veri të vendit mëngjesin e sotëm, ku u arrestua një zyrtar i Policisë sipas prokurorit special Sylë Hoxha, ka të bëjë me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Qëllimi i operacionit ishte arrestimi i dy të dyshuarve në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Të dyshuarit ndërlidhen me fshehjen e provave dhe krim të organizuar. Gjatë operacionit është arrestuar R. B., ndërsa nuk është gjetur Zh. B., por është arrestuar djali i tij tek i cili është gjetur një armë edhe pse nuk ka pasur urdhëresë për të”, ka thënë prokurori Sylë Hoxha.

Një aksion të gjerë ka zhvilluar mëngjesin e sotëm Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Aksioni i zhvilluar ka lidhje me rastin e vrasjes së ish politikanit serb Oliver Ivanoviq

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes se z. Oliver Ivanoviq”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.

“Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll. Përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesëtar policor m/k/s mbetet në kërkim.”, ka thënë Kelani.

 

Vrasja e Ivanoviqit, edhe një rast në proceset e gjata nën hetime

.