Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Aksioni në Prishtinë është ndërmarrë nga njësia FAST Kosova dhe AKI

Katër persona janë arrestuar sot në lagjen “Kalabria” të Prishtinës në një operacion të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Dy prej të arrestuarve janë persona në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë aksionit është konfiskuar edhe një sasi e drogës, që dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Burime të KALLXO.com thonë se aksioni është ndërmarrë nga njësia FAST Kosova në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente.

KALLXO.com raportoi pak më parë për këtë aksion që është ndërmarrë sot pasdite në Prishtinë.