Aksioni në Ministrinë e Bujqësisë, sekuestrohen rreth 400 mijë euro në shtëpitë e të dyshuarve

Drejtori i Krimeve të Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, ka bërë të ditur në një konferencë për media se rreth 400 mijë euro janë gjetur nga bastisja e sotme në disa institucione nga Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Rreth 400 mijë euro janë gjetur në bastisjet e sotme. Paratë janë marrë si ryshfet”, ka bërë të ditur më tej Sahiti,

Ndërsa, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi bëri të ditur se aksioni i sotëm ka qenë për keqpërdorim të subvencioneve.

“10 persona zyrtar dhe dy qytetar të therë që kanë ndihmuar zyrtarët në forma të ndryshëm. Për keqpërdorim të subvencioneve për marrje dhe dhënie të ryshfetit”, tha Lumezi në këtë konferencë.

KALLXO.com ka raportuar nga fillimi i aksionit në Ministrinë e Bujqësisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Ky aksion siç merr vesh KALLXO.com ka qenë i shtrirë edhe në disa lokacione tjera.