Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksioni i PSD-së që përfundoi me përleshje me Policinë e Kosovës

Me parullën e vendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës “Krejt dhe drejtë = I gjithë pushteti sovjetëve”, ka filluar aksioni i Partisë Social Demokrate.

Në këtë aksion, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se përmes shkrimit në nuret e objektit të Qeverisë, dëshirojmë që të sqarojnë atë që është thelbi i kësaj fushate.

“Në pamje të parë “Krejt dhe Drejt” duket diçka krejt e re, përkundër të vjetrës dhe duket diçka që është edhe e drejt, por ky është vetëm leximi i parë. Në fakt asgjë më mirë sesa slogani i Vetëvendosjes nuk e paraqet Vetëvendosjen në thelb se çfarë është Vetëvendosje sot. Vetëvendosje me këtë slogan, jo vetëm që nuk është e reja por edhe në kuptimin e mendësisë dhe historisë është e vjetër”, ka thënë Molliqaj.

Ai tutje ka thënë se para një shekulli, pjesa e sloganit “I gjithë pushteti sovjetëve” ishte përdorur në një rrethanë tjetër, ndonëse një shekull me i vjetër dhe kjo nuk është se dallon shumë me këtë çfarë po ndodhë sot.

“Një shekull më herët në Rusi, kishte një zhvillim politik ku pas rënies së Carit, dhe një aleance që kishin bërë bolshevikët me liberalët dhe të tjerët, kishte lindur kjo parullë pikërisht kundër kësaj aleance, sepse sovjetët kërkonin që i gjithë pushteti të bartet te partia, për shkak se liberalët të cilët ishin në aleancë dhe institucionet qendrore ishin pengesa, sipas tyre për ndryshimet në atë shoqëri. Është e vërtetë që edhe ky slogani “Krejt dhe Drejt” vjen pas një qeverie të dështuar të vitit të kaluar, ku nga partia në fjalë pretendohet që dështimi i saj erdhi për shkak të sabotimit nga LDK”, u shpreh Molliqaj.

Sipas tij, “Krejt dhe Drejt”, paraqet mendësinë e vjetër që dëshiron që i gjithë pushteti të koncentrohet në një parti.

“Siç e dini dy ndryshimet më të rëndësishme në këtë parti kanë ndodhur drejt koncentrimit të pushtetit te individi. Ndryshimi i parë ka qenë që është ndërruar statuti i partisë, ku kryetari mund të jetë edhe kryetar edhe kryeministër. Pra frika që ditën kur të bëhet kryeministër, dikush tjetër mund të bëhet kryetar dhe kjo mund ta demokratizoj këtë parti, e ka shtyrë të ndërrojë statutin. Ndërsa frika e dytë është në momentin që ka pretenduar se mund të ketë më shumë deputet ky subjekt e ndërron edhe statutin sa i përket përzgjedhjes së kandidatëve”, u shpreh Molliqaj.

Ai tutje ka thënë për Kurtin se përveç se ka ndërruar statutin, e ka shndërruar edhe presidencën në degë të subjektit politik.

“E patë si presidentja kërcënonte institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa lideri u shëtit në Kosovë. Shenja kryesore është ajo e cila nuk ka zëvendësues për liderin suprem, kjo është mendësia e vjetër e Kurtit”, ka thënë Molliqaj.

Pas përfundimit të fjalimit të Molliqajt, anëtar e PSD-së parullën e njëjtë kanë tentuar që të vendosin edhe në objektin e Kuvendit të Kosovës, por aty ka filluar përleshja mes anëtarëve të PSD-së dhe Policisë së Kosovës, të cilët nuk kanë lejuar vendosjen e parullës.

Si pasojë e përleshjes, një zyrtar policor pësoi lëndime trupore, ndërsa përleshja përfundoj pa ndonjë person të arrestuar.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.comFoto: Urim Krasniqi/KALLXO.comFoto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.comFoto: Urim Krasniqi/KALLXO.comFoto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përleshje mes Policisë dhe anëtarëve të PSD-së, lëndohet një polic

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com