Aksioni i Prokurorisë së Ferizajt në zonën e Brezovicës (FOTO)

Prokuroria e Ferizajt po kryen inspektime të jashtëzakonshme në disa prej objekteve dhe bizneseve që janë ndërtuar në zonën e Brezovicës.

Aksioni është vazhdimësi e aksioneve të kryera të rastit Brezovica. Qëllimi është identifikimi i ndërtimit të objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.

Inspektimet po përcillen nga prokurori i rastit, Rasim Maloku.

Ndërkaq, janë ftuar edhe inspektorë të ujërave, mjedisit, natyrës dhe mbrojtjes.

KALLXO.com ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes:

Foto. KALLXO.com
Foto: KALLXO.com