Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksioni i Prokurorisë, arrestohen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të 'Ambientit'

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se gjatë operacioni në ndërmarrjen publike “Ambienti” janë shoqëruar në Policinë e Kosovës 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj kompanie në Pejë.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre  kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal.

KALLXO.com ka raportuar sot se Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë aksion në Ndërmarrjen Publike të Pastrimit “Ambienti”, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitave zyrtare të bordit të kësaj kompanie.