Aksioni i Policisë së Ferizajt për parandalimin e aksidenteve, vetëm në tetor shqiptohen 2,666 gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionet në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin të aksidenteve në komunikacionin rrugor me ç’rast ka shqiptuar gjithsej 2,666 gjoba nga data 1 deri me 22 tetor.

Policia ka njoftuar se ky aksion po realizohet nga polic me rroba civile nga në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj në rrugët magjistrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt.

“Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët, lajmëron patrullën tjetër me uniformë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u shqiptohen gjoba”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 1 deri në 21 tetor 2021 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 27 gjoba

– Heqje e patentë shoferit, 27

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba

– Kalimi i afatit të regjistrimit, 97 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 232 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 756 gjoba

– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1110 gjoba

Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.