Ilustrim - Policia në aksion

Aksioni i policisë në Prizren për masat kundër COVID-19

Policia në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar për masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren.

“Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba. Janë mbyllur dy lokale afariste, janë shqiptuar dy dënime për subjekte nga 500 euro, janë shqiptuar 4 dënime personave fizik nga 50 euro, janë dhëne 44 vërejtje për subjektet lidhur me mos mbajtjen e distancës, 5. 168 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe 6. 95 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka bërë të ditur se gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull dhe se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë.