ILUSTRIM - Ekstradimi

Aksioni i Policisë në përcjelljen e personit të ekstraduar për në burgun e Dyzit

Në rubrikën e rregullt “Policia” e cila transmetohet në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, kësaj radhe u transmetuan pamjet ekskluzive nga aksioni i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Njësitë e Policisë në Aeroport, sipas planit të përgaditur më parë pranojnë një person i cili ishte ekstraduar nga jashtë.

Në pamjet ekskluzive shihet i gjithë aksioni i Policisë, nga pranimi i personit të ekstraduar në Aeroportin Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari” deri tek dërgimi i tij në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

I gjithë aksioni kryhet me sukses, nga pranimi e deri tek dorëzimi i personit të ekstraduar tek autoritete e burgut të sigurisë së lartë në Dyz.