Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Aksioni i policisë në Pejë, arrestohen katër persona të kërkuar nga Gjykata

Policia në rajoni e Pejës k njoftuar për arrestimin e katër personave të cilët ishin në kërkim nga Gjykata.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar brenda 24 orëve, pas një pune operativo- hetimore nga ana e zyrtarëve policor.

I arrestuarit i parë, E. A., 27 vjeçar i cili ishte i dënuat me një vit e gjashtë muaj burg, për një rrëmbim, është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë.

I arrestuarit i dytë, A. J., 31 vjeçar, sipas policisë ishte i dënuar me një vit e dy muaj dhe 40 ditë burg, për një rast të lëndimit trupor dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës.

I  dyshuarit tjetër, H. S., 28 vjeçar ishte i dënuar me një vit burg, për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare.

Ndërsa i arrestuari i fundit, P. R., 45 vjeçar, ishte i dënuar me një vit burg, për posedim të narkotikëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsejtë 1 mijë 226 persona për vepra të ndryshme penale.