Aksioni i Policisë në kazino në qendër të Mitrovicës

Në emisionin “Kallxo Pernime” po shfaqen pamjet e mbylljes së një kazinoje në qytetin e Mitrovicës.

Policia kishte ndërhyrë pas raportimit të qytetarëve në KALLX.com.

Lokali në Mitrovicë kishte dy hyrje.

Gjatë aksionit Policia nuk kishte lejuar kamerat të futen brenda ne kazino.

Hulumtuesit e KALLXO.com kishin ndarë pamjet me Policinë e Kosovës në Mitrovicë dhe pas një kohe Policia kishte ndërhyrë.

Informacioni kishte rezultuar i vërtet pasi që në lokalin në qendër të Mitrovicës janë gjetur 6 aparate të bixhozit por Policia nuk ka hasur në persona të dyshuar.

Pamjet e shfaqura gjatë emisionit ‘Kallxo Pernime’ edhe një herë kanë nxjerrë në pah se biznesi i kazinove është duke operuar në qytetet e Kosovës edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.

Detajet se si u zhvillua raportimi dhe ndarja e informacionit me Policinë e Kosovës nga hulumtuesit e KALLXO.com mund t’i ndiqni ne linkun e mëposhtëm.

www.kallxo.com