Aksioni i Policisë në Karaçevë, në vendin e ngjarjes edhe drejtori Rashit Qalaj

Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon së bashku me Prokurorinë e Shtett dhe Inspektoratin Policor të Kosovës në Karaçevë, zonë kjo e cila njihet për kazino.

KALLXO.com mëson se në operacionin policor kanë ardhur edhe zyrtarë të ATK-së të cilët janë duke kryer kontrolle të aparaturave të lojrave të fatit.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione.

Në vendin e ngjarjes ku po zhvillohen bastisjet e kazinove kanë dal edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe drejtori i drejtorisë së Operacioneve në polici, Afrim Ahmeti.

KALLXO.com para pak minutave raportoj për aksionin e policisë në Karaçevë të Kamenicës.

Policia fillon bastisje brenda kazinove në Karaçevë