Aksioni i Policisë në Ferizaj për parandalimin e aksidenteve, brenda 24 orëve shqiptohen 202 gjoba

Policia rajonale e Ferizajt ka vazhduar me akasionet në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor me ç’rast brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 202 gjoba.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale brenda 24 orëve ka shqiptuar këto kundërvajtje:

-Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 59 gjoba

-Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 1 gjoba

-Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 4 gjoba

-Kalimi i afatatit të regjistrimit, 6 gjoba

-Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 3 gjoba

-Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 15 gjoba

-Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 21 gjoba

– Heqje e patentë shoferit 2

-Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 93 gjoba

Policia ka njoftuar se përveç policëve me uniformë po operon edhe policë me rroba dhe automjete civile nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale, në identifikim të shoferëve që shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Përmes këtij njoftimi Policia ka apeluar shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes, të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve, të kenë me vete pajisjet dimërore, të kenë vedosur gomat e dimrit.