Aksioni i Policisë - Kryetari i Kamenicës shkon në Karaçevë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka dal në vendin e ngjarjes në fshatin Karaçevë të Kamenicës ku janë duke u zhvilluar bastisje nga ana e Policisë së Kosovës në kazino.

KALLXO.com raportoj se ky aksion po zhvillohet nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Policor të Kosovës si dhe zyrtar të ATK-së.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe drejtori i drejtorisës së operacioneve në polici, Afrim Ahmeti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e Kuvendit  ka premtuar mbylljen e kazinove në Karaçevë.

Veliu ka thënë se për mbylljen e kazionve në Karaçevë ka kërkuar që të ndërmerret një aksion në muajin shkurt por se këtë nuk e ka përkrahur Albin Kurti.

“Unë në shkurt kam kërkuar që të ndërmarrim aksion por këtë aksion nuk e ka përkrahur shefi juaj (Albin Kurti), tani nuk e kam asnjë pengesë dhe atë punë do ta bëjë do të dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu.

Shkatërrohet rrjeti i kazinove në Karaçevë – FOTO