Ilustrim

Aksioni i Policisë, arrestohen 10 të dyshuar për kontrabandë me migrantë, identifikohen 153 viktima

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë 10 persona të dyshuar për kontrabandim të 153 migrantëve.

Policia thotë se aksioni i sotëm ka vënë në pranga 7 persona shtetas të huaj dhe tre të Kosovës.

“Pas hetimeve intensive duke aplikuar edhe masat e veçanta të hetimit, gjatë operacionit policor të kryer me mjaft efikasitet nga hetuesit policor, të dyshuarit dhe viktimat janë lokalizuar në disa automjete në lëvizje, si dhe gjatë kontrollit në një hotel, ku përveç arrestimit të dyshuarve të lartcekur janë identifikuar edhe njëqind e pesëdhjetë e tre (153) shtetas të huaj viktima të kontrabandimit, të cilët janë trajtuar sipas procedurave të parapara me ligjin për të huaj nga drejtoria për migrim dhe të huaj e PK-së”, thuhet në një njoftim për media.

Tutje policia ka shtuar se gjatë operacionit policor tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe provat si në vijim:

  • (1) një revole
  • (13) fishekë të kalibrit 7.65mm
  • (1) fishekë i kalibrit 7.62mm
  • (2110) Euro
  • (942) Dollar
  • (100) Franga
  • (7800) Lekë të Shqipërisë
  • (1000) Dinarë të Serbisë
  • (1) pasaportë e Bangladeshit
  • (1) pasaportë e Egjiptit
  • (2) Laptopë
  • (5) telefona të mençur (Smart Phone)
  • (1) USB
  • (1) unazë ari
  • (2) unaza të argjendit
  • (1) orë Rolex
  • (3) automjete (një kombi dhe dy vetura).