Aksioni i ATK-së, kontrollohet biznesi në Gjakovë ku dyshohet se punëtorët punojnë pa kontrata

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet aksioni i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në një biznes në Gjakovë ku dyshohet se ka punëtorë që nuk janë të regjistruar.

Inspektimi do të kryhet nga inspektorë nga njësia në Prishtinë, të cilët në mënyrë të befasishme do të kontrollojnë nëse në këtë biznes ka fakte që punëtorët punojnë pa kontrata.

Pronari i biznesit pranon që disa prej punëtorëve janë pa kontrata të punës.

Ai arsyetohet se ata kanë filluar punën në javët e fundit.

“Munden me qenë dy apo tre maksimumi të padeklaruar. Janë dy që kanë filluar sot”, thotë ai.

Sipas Ligjit në ditën e parë të punës punëtori duhet të pajiset më kontratë të punës në të cilën shkruhen kushtet e marrëdhënies së punës, orari i punës, e drejta për pushim, mënyra e zgjedhjes së kontratës dhe kushte të tjera.

Javën që lamë pas në KALLXO.com është krijuar një hapësirë e veçantë ku secili prej jush që jeni dëshmitarë të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve mund t’i raportoni ato.