Aksioni i arrestimeve nëpër institucione, Prokuroria jep detaje

12 persona janë arrestuar në  aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë në Prishtinë.

Bastisje të disa institucioneve kanë rezultuar me konfiskimin e një shume të madhe parash por edhe materiale të tjera të rëndësishme te cilat do të përdoren gjatë procesit të hetimit.

Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit  në një konferencë për media tha se përgatitja për këtë aksion ka filluar nga muaji janar dhe pas sigurimit të dhënave kanë filluar bastisjen

“Nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve te cilat kanë rezultuar se duhet të zbatohen edhe masat e fshehta. Pas sigurimit të provave kemi marrë urdhër për bastisje në disa lokacione. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kemi zhvilluar bastisje dhe gjatë këtyre veprimeve kemi sekuestruar një shumë të madhe të te hollave, vetura, telefonë, llaptop. 10 persona zyrtarë dhe dy qytetarë të tjerë që kanë ndihmuar zyrtarët në forma te ndryshme. Për keqpërdorim të subvencioneve për marrje dhe dhënie të ryshfetit”, shtoi tutje Lumezi.