Aksioni ‘Brezovica’, pika kontrolli të Njësisë Speciale rrugës për Shtërpcë - Pamje

Prokuroria e Shtetit është duke vazhduar aksionin “Brezovica” për të katërten herë me radhë, ku mëngjesin e së mërkures ka pasur bastisje në 7 lokacione të rrethinës së Shtërpcës.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka vendosur pika të shtuara të kontrollit rrugës për Shtërpcë, ndërsa KALLXO.com ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

 

      

Aksionin e ka konfirmuar edhe Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku.

“Është duke vazhduar aksioni ‘Brezovica’, jemi duke i bastisur 7 lokacione ne rrethinën e Shtërpcës që ndërlidhen me aksionet që i kemi pasur në të kaluarën”, tha Maloku për KALLXO.com.

Në fillim të muajit mars ka qenë një tjetër aksion në rastin “Brezovica” ku janë bastisur 12 lokacione në katër qytete të Kosovës, në Ferizaj janë bastisur 5 lokacione, 1 në Lipjan, 1 në Skenderaj dhe 5 të tjera në Prishtinë.

Pamje – Specialët bllokojnë Shtërpcën, arrestime për rastin ‘Brezovica’