Aksioni antikorrupsion në Vërmicë, policët kufitar po dërgohen në IPK për intervistim (VIDEO)

Inspektoriati Policor i Kosovës është duke e vazhduar aksionin në pikën kufitare në Vërmicë për zyrtarët policorë kufitar.

Të dyshuar për korrupsion zyrtarë policor të cilët sot nuk kanë qenë në detyrë por janë të përfshirë në rast janë thirrur që të paraqiten në objektin e përbashkët doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë.

IPK në të njëjtin objekt po kryen arrestimin e të dyshuarve dhe të njëjtit më pas po dërgohen drejtë IPK për intervistim.

Deri më tani nuk dihet saktë numri i zyrtarëve policor që janë nën pranga nga ky aksion.

Por siç mëson KALLXO.com numri mund të jetë më shumë se 20 zyrtarë policor.

Të njëjtit po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Policet kufitar të cilën kanë qenë në detyrë janë arrestuar mëngjesin e sotëm dhe janë dërguar në IPK për intervistim.

KALLXO.com ju sjellë pamje të arrestimit të zyrtarëve policor: