Ilustrim

Aksion policor kundër kontrabandës së armëve në Pejë

Disa armë janë konfiskuar në një aksion policor i cili ka nisur mëngjesin e sotëm në rajonin e Pejës.

Grupe të organizuara kriminale të cilët dyshohen se po kontrabandojnë armë kanë qenë cak i një aksioni të gjerë policor të ditës së sotme në rajonin e Pejës.

Burime të KALLXO.com kanë thënë se aksioni ka nisur që nga orët e mëngjesit dhe ende është duke vazhduar.

Sipas burimeve, aksioni policor po zhvillohet nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës.